Maqedoni

Ekspertët me opcione për punën e psp-së 30 qershori, PSP-së i skadon afati për akuza të reja

28.05.2017 14:29

30 qershori është afati i fundit prej 18 muajve i Prokurorisë Speciale për ngritje të akuzave të dala nga përgjimet joligjore...

Për vazhdimin e mandatit të kësaj partie janë të nevojshme 2 /3 e votave të deputetëve përfshi këtu dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së  kryetari, dhe funksionarë të së cilës janë të dyshuar dhe akuzohen në rastet e ngritura nga PSP.
 
Kryeprokurorja Katica Janeva herën e fundit kërkoi nga shumica e re parlamentare të fshijë, ndryshojë apo anulojë nenin e ligjit që ka të bëjë me afatin e ndërprerjes së akuzave të prokurorise speciale me qëllim që deri në fund ti hetojnë veprat penale që dalin nga përgjimet. Sipas profesorit univerzitar Bashkim Selmani lëndët e PSP mund të kalojnë në Prokurorinë themelore vetëm nëse egziston vullnet për këtë. Prokuroria Speciale kishte shumë obstruksione në punën e saj dhe do të vazhdojë të ketë edhe në të ardhmen, thotë Selmani.
 
Sipas tij kjo prokurori është një test i madh i gjyqësorit në Maqedoni i cili gjendet para një bankroti juridik. Duke pasur parasysh dyshimet dhe veprat penale të karakterit public dhe krimeve të rënda atëherë PSP-së  duhet ti vazhdohet mandati paralelisht me krijimin e gjykatës speciale me karakter ndërkombëtarë.
 
“Nuk ka arritur të gjitha lëndërt që ka pasur dyshime për ti zbardhur dhe nëse do të duheshte përsëri pëlqimi i katër partive politike unë mendoj se nuk do të ketë një konsenzus të përbashkët dhe me datë të caktuar do të anulohet veprimtaria e sajë por nuk do të jetë një tragjedi nëse nuk vazhdon sepse do të jetë Prokuroria e Përgjithshme e R.Maqedonisë e cila në kontinuitet do të duheshte të vazhdojë punën e sajë”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.
                                                                                  
Ligji për formimin e Prokurorisë speciale publike ishtë votuar në Kuvend në shtator të viti 2015 me 111 vota “për” ndërsa ishte formuar në dhjetor po këtë vit si rezultat I marrvëshjes së katër partive politike VMRO-DPMNE,LSDM,BDI dhe PDSH.Deri më tani PSP ka ngritur dy akuza për të cilat po realizohet proces gjyqësor.
 
Akuza e parë përfshin shtatë persona dhe ka të bëje më drejtorinë e pestë të MPB-së për shkatërrimin e dekumenteve për punën e paisjeve për përgjim. Ndërkaq rasti i dytë ka të bëjë me dhunën në Komunën Qendër vitin 2013 ku mes të dyshuarve është lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski.
 
FLORIJE BELULI – KAMBERI