MAQEDONI
Likova edhe me zyre të fondit shëndetësor
29.05.2014 18:01
Pas hapjes së zyrave të disa institucioneve shtetërore..

Pas hapjes së zyrave të disa institucioneve shtetërore, sot në Likovë u hap edhe zyra e Fondit Shëndetësor.
Me këtë zyrë, tani për rreth 30.000 mijë banorë të kësaj Komune paraqet edhe një lehtësim për të mos shkuar më në Kumanovë për një dokument apo karton të kaltër, por të njëjtat mund t’i sigurojnë në Likovë.
Me hapjen e zyrtare të institucioneve shtetërore jo vetëm që Likova po merr fizionominë e një Komune të mirëfilltë, por se u mundësohet vendasve që t’i evitojnë harxhimet e panevojshme që për një dokument të udhëtojnë në Kumanovë.
NEXHAT AQIFI
