Botë
Tiranë, pluhur misterioz në mitingun PD-së, dhjetëra qytetarë përfundojnë në spital
28.05.2017 15:38
Vetëm disa orë pas përfundimit të aktivitetit të zhvilluar nga Partia Demokratike pranë kryeministrisë...

Vetëm disa orë pas përfundimit të aktivitetit të zhvilluar nga Partia Demokratike pranë kryeministrisë, në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth 80 persona.
Të gjithë pjesëmarrës në aktivitetin e opozitës pranë kryeministrisë. Ata kanë shfaqur të simptoma të ngjashme, enjte të syve, kruarje, skuqje si dhe acarim të lëkurës në pjesët e sipërme të trupit.
Të ndodhur në këto kushte, policia ka rrethuar për disa orë bulevardin dëshmorët e kombit për të bërë kqyrjen e vendit ku është organizuar aktiviteti i PD-së. Nën drejtimin e prokurorisë, pranë kryeministrisë, kanë mbërritur ekspertë kimik të Forcave të Armatosura, punonjës të policisë shkencore, efektiv të Gardës e agjentë antiterroristë të policisë dhe shërbimit sekret.
Në zonën e rrethuar nga policia, ekspertët kryen veprime të matjes së ajrit, kontrollit të zonave të caktuara në bolevard apo edhe kqyrje të pemëve. Por i gjithë ky ekzaminim është kryer pa ndonjë masë mbrojtëse nga këto ekspertë në vendin e ngjarjes, që tregon se ambienti pranë kryeministrisë nuk paraqiste më rrëzikshmëri për personat e tjerë.
Por edhe pas ekzaminimeve të ndryshme të kryer për disa orë, si Ministria e Mbrojtjes, Policia e Shtetit, Prokuroria apo Garda nuk kanë nxjerrë një konkluzion se çfarë lënde kimike është hedhur pranë vendit ku po organizohej aktivitetit i opozitës, që çoi rreth 80 persona në Spital. Zyrtarisht thuhet se po kryen të gjithë egzaminimet e nevojshme per te percaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.
Por nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve që ndodheshin në vendin e ngjarjes, nuk u tregua se për çfarë vepër penale po kryen të gjithë këto veprime hetimore. Jo zyrarisht, burimet nga policia dhe prokuroria thonë se nuk përjashtohet nga hetimi pista e ndonjë akti terrorist me lëndë kimike.
FARIE DAUTI BAKIJU
