Botë

Sulmi në Manchester, policia shpëndan foton e kamikazit pak çaste para shpërthimit

28.05.2017 16:04

Policia britanike publikoi pamjet më të fundit të Salman Abedi, që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë...

Policia britanike publikoi pamjet më të fundit të Salman Abedi, që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, mbrëmjen e së e 22 majit, kur vrau 22 persona dhe plagosi 59 të tjerë në fund të koncertit të Ariana Grande, në “Manchester Arena”.
 
Fotot tregojnë kamikazin i veshur sportiv, me atlete, xhinse një xhup të zi dhe një kapele bejsbolli në kokë. Ndërsa ën krahë i dallohet rripat e çantës që mbante mbi shpinë, e cila ishte e mbushur me eksploziv. Rregullimet e fundit të brezit eksploziv që mbante në trup, Abedi mësohet t’i ketë bërë në apartamentin e tij, në qendër të qytetit.
 
Tashmë që një pjesë e madhe e atyre, që dyshohen si bashkëpunëtore të kamikazit janë arrestuar, policia britanike zbulon detaje mbi hetimet. Rregullimet e fundit të brezit eksploziv që mbante në trup, Abedi mësohet t’i ketë bërë në apartamentin e tij, në qendër të qytetit.
 
Tashmë që një pjesë e madhe e atyre, që dyshohen si bashkëpunëtore të kamikazit janë arrestuar, policia britanike zbulon detaje mbi hetimet.