Maqedoni
Lëvizja ‘BESA’ në opozitë, Kasami: Nuk arritëm kontratë të nënshkruar
28.05.2017 17:58
Lëvizja ‘Besa’ përfundimisht mbetet në opozitë....

Kreu i saj Bilall Kasami në një konferenë për media njoftoi se me mandatarin Zoran Zaev nuk kanë arritur të nënshkruajnë një kontratë me shkrim për bashkëqeverisje dhe për këtë qëllim ata do të veprojnë në opozitë. Ai gjithashtu tha se do të mbeten faktorë konstruktiv në mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
“Lëvizja ‘Besa’ njofton opinionin se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme për arsye mandatari për formimin e qeverisë nuk ishte i gatshëm të pranojë parimet e bashkqeverisjes së Lëvizjes ‘Besa’ dhe ato t’i nënshkruaj me një kontratë me shkrim. Sidoqoftë Lëvizja ‘Besa’ do të vazhdojë të mbetet një faktorë konstruktiv politik në Maqedoni duke u bërë guardian i interesave shqiptare por edhe i interesave të të gjithë qytetarëve në vend”, tha Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes 'BESA'.
Mos arritjen e marrveshjes për bashkqeversije me Lëvizjen ‘Besa’ nëpërmjet një komunikate me shkrim e ka konfirmuar edhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.
“Krahas dakordimit për reforma urgjente, zhvillim demokratik dhe evropian të Maqedonisë, megjithatë për një pjesë të çështjeve nuk arritën marrëveshje. I lëmë dyert e hapura për bashkëpunim rreth mbështetjes për reformat që pasojnë në Republikën e Maqedonisë, si dhe për gjithçka tjetër me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LSDM-ja.
NAIM RAMADANI
