Tenis

Pas surprizave të mëdha që ndodhën gjatë dy ditëve të kaluara

29.05.2014 18:54

Favoriti I parë dhe fituesi I tetëfishtë në Roland Garros, Rafaell Nadall...

Favoriti I parë dhe fituesi I tetëfishtë në Roland Garros, Rafaell Nadall, pa ndonjë vështirsi të madhe kaloj edhe pengesën e dytë. Austriauku Thiem ishte kafshatë e lehtë për tenistin që kërkon titullin e nëntë rekord, I cili fitoj në fund me 6-2, 6-2 dhe 6-3.
 
Vetëm shtatë gejme humbi edhe bashkëatdhetari i tij, bartësi i pestë David Ferer, kundër italianit Bolelli, ndërsa bindshëm fitoj edhe një favorit tjetër, bartësi i shtatë, Endi Marej. Viktimë e dytë e skocezit, ishte australiani me prejardhje boshnjake, Matosheviç. Më tutje, vazhduan edhe Anderson, Sepi dhe Karlloviç, ndërsa u eliminua bartësi i 26 Felisiano Llopez, që u befasua në tre sete nga amerikani Jang.
 
Te femrat, pas eliminimit të dy bartëseve të para, dita e sotme, ka kaluar pa surpriza të mëdha. Favoritja e pestë, Petra Kvitova, edhe pse u mundua në të dy setet, në fund arriti të fitoj kundër kroates Erakoviç.
 
Në dy sete dhe pa humbur gejm në të dytin kundër Naras nga Japonia, më tutje vazhdoi edhe bartësja e gjashtë, Jelena Jankoviç. Nga bartëset tjera, në raundin e tretë janë plasuar edhe Erani, Stefëns, Safarova, Petkoviç, Makarova dhe Kuznjecova, ndërsa u eliminuan Flipkens dhe Pavluçenkova, që u befasuan nga Glushko, respektivisht Bertens. 
 
MUSTAFA ADEMI