Botë

Merkel me “plan sekret” për Europën

28.05.2017 19:07

Angela Merkel ka një plan sekret për të ardhmen e Europës që mendohet ta shpalosë pas zgjedhjeve federale...

Sipas gazetës gjermane Algemeine Frankfurt bëhet fjalë për një projekt shumëplanësh ku përshihet edhe hipoteza e një qeverie ekonomike të Eurozonës që do mund të lëshojë titujt e saj financiare, për të mundësuar investime.
 
Sipas njerëzve pranë Merkel, këto tituj financiare nuk do të jenë eurobonde, por nuk jepen shpjegime të tjera.
 
Ne planin e Merkel për Europen prioritet është menaxhimi i krizës së refugjateve dhe si rrjedhoje stabilizimi i Libisë.
 
Pika e dyte është mbrojtja dhe për këtë Merkel kërkon shpenzime me te larta. Gjithashtu ne Bruksel mendohet te ngrihet një komandë qendrore për një impenjim te përbashkët ushtarak.
 
Shtylla e tretë e këtij plani është politika ekonomike./Tv Klan