Konfirmohen propozimet për ministra të qeverisë së re
Mandatari për përbërjen e qeverisë dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev mbrëmë i publikoi...

Mandatari për përbërjen e qeverisë dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev mbrëmë i publikoi emrat e kandidatëve që i propozon partia e tij për ministra në kabinetin e ri qeveritar.
Zaevi në konferencë për media në selinë e partisë theksoi se Bordi qendror i LSDM-së në seancën e djeshme vendosi t'i propozojë Radimila Shekerinskën për ministre të Mbrojtjes, Oliver Spasovski - i Punëve të Brendshme, Dragan Tevdovski - i Financave, Nikolla Dimitrov - i Punëve të Jashtme, Renata Deskoska - e Arsimit dhe Shkencës, Goran Sugarevski - i Transportit dhe Lidhjeve, Lupço Nikollovski - i Bujqësisë, Mila Carovska - e Punës dhe Politikës Sociale, Damjan Mançevski - i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Robert Alagjozovski - i Kulturës. Koço Angjushev është propozuar për kryeministër i Çështjeve Ekonomike, ndërsa Edmond Ademi, Robert Popovski, Adnan Qahil, Samka Ibrahimovski, Zoran Shapuriq dhe Zorica Apostolovska për ministra pa dikaster.
Zaev tha se qeveria e re do të përbëhet prej 15 dikastereve dhe disa ministrave pa dikaster.
"Qëllimi është që sonte, nëse arrijmë me kompletimin e të gjitha aspekteve të nevojshme protokollare dhe formalo-juridike, në arkivat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, unë si mandatar i cili fitoi mandat për formimin e Qeverisë, ta dorëzoj Programin për punën e Qeverisë së re dhe të parashtrojë kabinetin qeveritar deri te Kuvendi", deklaroi Zaev.
Ai paralajmëroi se do të kërkojë nga PSP-ja informacion nëse për të ose për ndonjë anëtar tjetër potencial në qeverinë e re zhvillohet procedurë. Nëse tregohet se në PSP-së ose në PTHRM zhvillohet procedurë penale për cilindo anëtar të qeverisë, ai më nuk do të jetë në kabinet, shtoi Zaev.
Partneri i koalicionit Bashkimi Demokratik për Integrim, një ditë më parë në seancën e kryesisë partiake vendosi që në kabinetin e ardhshëm të participojë me Hazbi Likën si zëvendëskryeministër të Sistem Politik dhe Marrëdhënie me Bashkësitë, Bujar Osmanin - zëvendëskryeministër të angazhuar për Eurintegrime, Sadulla Duraku - ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ramiz Merko - ministër pa dikaster, Kreshnik Bekteshi - ministër i Ekonomisë dhe Bylent Salihu - ministër i Drejtësisë.
Dy dikastere qeveritare - i Shëndetësisë dhe Vetëqeverisjes Lokale duhet t'i udhëheqin kuadro të Aleancës për Shqiptarët.
Në Qeverinë e re nuk do të merr pjesë Lëvizja BESA. LSDM përmes një kumtese deri te mediat informon se nuk është arritur marrëveshje me lëvizjen BESA për hyrje në qeverinë e re, por se janë lënë dyert e hapura për bashkëpunim.
"Edhe pse në negociatat me partinë Besa u dakorduam ta ndajmë përcaktimin për reforma urgjente për zhvillim demokratik dhe evropian të Maqedonisë, për një pjesë të caktuar çështjesh nuk arritëm marrëveshje. I lëmë dyert e hapura për bashkëpunim rreth mbështetjes së reformave që vijojnë në Republikën e Maqedonisë, si dhe për gjithçka tjetër me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e vendit tonë", njoftoi LSDM.
BESA, megjithatë informon se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, sepse mandatari për formimin e qeverisë nuk ka qenë i gatshëm t'i pranojë parimet e tyre të qeverisjes së përbashkët dhe të nënshkruajë marrëveshje të përbashkët rreth këtyre parimeve.
Nga BESA theksuan se do të vazhdojnë të jetë faktor konstruktiv politik në Maqedoni, duke qëndruar mbrojtës të shqiptarëve, por edhe interesave të përgjithshme qytetare në shtet. Me këtë rast e informojnë opinionin se pa marrë parasysh atë që mbeten parti opozitare, do ta mbështesin çdo nismë që do të jetë në dobi të shqiptarëve në vend, e në drejtim të implementimit të reformave të nevojshme.
Propozimet e LSDM-së për anëtarët e qeverisë së re, së bashku me propozimet e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, do të dorëzohen deri te Kuvendi i Maqedonisë.
Partitë nga koalicioni i ri qeveritar kanë mbështetje prej 62 deputetëve në Kuvendin 120 anëtarësh.
Sipas Kushtetutës, Qeveria e zgjedh Kuvendin me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Rregullorja e Kuvendit parashikon që seanca për zgjedhjen e Qeverisë mbahet në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të propozimit për krijimin e Qeverisë dhe programit. Me propozim të mandatarit dhe propozimin për krijimin e Qeverisë, Kuvendi zhvillon debat të vetëm, i cili zgjat më së shumti dy ditë. Zgjedhja e qeverisë bëhet me votim publik, pas përfundimit të kontrollit, ndërsa më së voni deri në orën 24:00.
