Në 18-të aksidente rrugore në Shkup, 11 të lënduar
Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa nëntë më lehtë në gjithsej 18 aksidente....

Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa nëntë më lehtë në gjithsej 18 aksidente të regjistruara komunikacioni në tre ditët e fundit në rajonin e SPB Shkup.
Prej shtatë aksidenteve rrugore të evidentuara të premten, në pesë më lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa dy aksidente janë me dëme materiale.
Të shtunën megjithatë, kanë ndodhur pesë aksidente rrugore dhe të njëjtat janë me pasoja dëme materiale.
Siç informojnë nga SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar gjashtë aksidente rrugore, në të të cilat një çiklist dhe një shofer i mopedit kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tre persona lëndime të lehta trupore. Në të tre aksidentet është shkaktuar dëm materialë.
Me ndihmën e automjetit special "kaçubet" janë larguar 73 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
