ISIS kërcënon Evropën në muajin e Ramazanit
Do çojmë përpara një luftë totale për të goditur të pabesët në Evropë gjatë Ramazanit....

Do çojmë përpara një luftë totale për të goditur të pabesët në Evropë gjatë Ramazanit”. Ky është apeli i bërë nga ISIS për ndjekësit e tij me rastin e nisjes së muajit të agjërimit.
Mediat britanike raportojnë se nëpërmjet një deklarate me titull “Ku janë luanët e luftës?”, ISIS fton “vëllezërit myslimanë në Evropë të sulmojnë evropianët në shtëpitë e tyre, në tregje, në rrugë dhe kudo”.
Duke i’u referuar sulmit të Manchester ku humbën jetën 22 persona, më tej shtohet, “Mos e përçmoni punën. Objektivi juaj i të ashtuquajturve civilë të pafajshëm pëlqehet nga ne dhe është më efikas. Kështu që vazhdoni dhe do të keni një shpërblim të madh ose martirizim gjatë Ramazanit”.
