Maqedoni
Sot i jepet lamtumira e fundit deputetit të LSI-së, Gjovalin Kadeli
29.05.2017 12:57
Sot i jepet lamtumira e fundit deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) të Qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli...

Sot i jepet lamtumira e fundit deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) të Qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli, i cili ndërroi jetë të premten, në moshën 52-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.
Siç transmeton ATSH, deputeti Kadeli do të varroset në fshatin e tij të lindjes, në Manati të Lezhës, gjatë pasdites.
Trupi i pajetë i Kadelit mbërriti të dielën nga Italia. Në portin e Durrësit, arkivoli u prit nga familjarë dhe të afërm të Kadelit, bashkëpunëtorë si dhe nga ish-kryetari i LSI, Ilir Meta, i cili vlerësoi kontributin e deputetit të ndjerë, si një person me karakter të fortë dhe vlera të rralla.
Kadeli ka qenë deputet në dy legjislatura dhe ishte anëtar i komisionit të Ekonomisë dhe Financave./mia
