KRRE - çmimet e reja, shtrenjtohet për 1 denarë çmimi i benzinës
Komisioni rregullator për energjetikë doli me çmimet e reja të derivateve të naftës...

Kështu prej mesnatës, benzina do të shitet për 1 denarë më shumë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 1,5 denarë. Çmimi i ri për një litër EUROSUPER BS-95 do të jetë 64 denarë, 66 denarë do të paguhet për litër të EUROSUPER BS-98.
Një litër EURODISEL do të kushtojë 50,50 denarë, çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 39 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS rritet në 26,382 denarë.
Çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, në pajtim me Metodologjinë për formim të çmimeve, rriten mesatarisht për 2,91 për qind. KRRE e konstatoi çmimin e ri të benzinës në bazë të lëvizjeve të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe kursit të dollarit në raport me denarin.
