Botë

Sulmi në Arenën “Mançester”, “MI5” nis hetimin përse Abed shëtiste pa kontroll

29.05.2017 14:08

Shërbimi sekret britanik “MI5” po zhvillon një hetim për të shqyrtuar se si autoritetet vlerësuan paralajmërimet se kamikazi i Manchesterit, Salman Abedi, përbënte kërcënim...

Sipas raporteve të mediave, kishte të paktën tre paralajmërime për pikëpamjet e tij ekstremiste që nuk u morën parasysh.
 
“MI5” do të përpiqet të zbulojë nëse agresori u anashkalua, ndërsa po përgatitet edhe një raport i veçantë për ministrat dhe ata që mbikëqyrin punën e shërbimeve të sigurisë.
 
Gjatë kohës kur Abed studionte në Kolegjin e Manchesterit, policia mori telefonata që paralajmëronin për pikëpamjet e tij ekstremiste.
 
Ndërkohë, në kuadër të hetimit për sulmin, policia britanike arrestoi një person tjetër gjatë ditës së sotme. 
 
Plot 7 fëmijë ishin mes 22 viktimave të sulmit në “Arenën Manchester”, ku Abedi hodhi veten në erë pas koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande, më 22 maj.