Botë
Rriten tensionet në gadishullin korean, veriu kryen testin e radhës, raketë afër Japonisë
29.05.2017 14:48
Koreja e Veriut kreu testin e tretë raketor brenda tri javësh, e këtë herë Japonia zotohet për veprime konkrete...

Koreja e Veriut kreu testin e tretë raketor brenda tri javësh, e këtë herë Japonia zotohet për veprime konkrete, pasi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi e shtetit komunist ra në oqean, më pak se 200 milje nga bregdeti i saj. Si Tokio, ashtu edhe Seuli, reaguan menjëherë me indinjatë.
“Nga pikëpamja e sigurisë, ky lëshim është ekstremisht i rrezikshëm dhe një shkelje e qartë e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Absolutisht nuk mund t’i lejojmë të tilla provokime të Koresë së Veriut dhe protestojmë ndaj tyre në mënyrën më të fortë të mundshme”,- deklaroi shefi kabinetit në qeverinë e Tokios, Yoshihide Suga.
“Po verifikojmë se sa lëshime janë bërë saktësisht, por duket se është hedhur vetëm një raketë. Ky veprim shihet si përpjekje për të ushtruar presion mbi Korenë e Jugut, që të ndryshojë politikën e saj ndaj Veriut”,- tha shefi i shtabit të përgjithshëm në Seul, Roh Jae-Cheon.
Krerët koreano-jugorë të Mbrojtjes shtojnë se Peniani do të përballet me ndëshkimin e rreptë të ushtrisë së fqinjit të tij jugor. Raketa e lëshuar së fundi besohet t’i përkasë serisë “Skud”.
Sipas koreano-jugorëve, ajo ka fluturuar për gati 450 km dhe qëndroi në ajër pothuajse 6 minuta. Tokio pretendon se raketa ra brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike, një zonë ujore kjo që shtrihet për 200 milje detare nga bregdeti japonez.
REJHANE BUSHI-METAJ
