Maqedoni

Testimi ekstern, Zaev: Do të anulohet para 5 qershorit

29.05.2017 16:50

Mandatari për qeverinë e re, Zoran Zaev, është optimist se para 5 qershorit do të ketë anulim të testimit ekstern...

Mandatari për qeverinë e re,  Zoran Zaev, është optimist se para 5 qershorit do të ketë anulim të testimit ekstern, duke qetësuar kështu nxënësit që ende janë në ankth nëse do të detyrohen edhe sivjet t’i nënshtrohen këtij testimi. Kryeministri i ardhshëm tha se procedura për shfuqizimin e testimit ekstern do të ndodhë menjëherë pas votimit të qeverisë. 
 
“Është koha që masa të futet në fuqi para realizimit të testimit. Do të ishte joserioze që kjo të ndodh pas 10 qershorit, sepse atëherë testimi merr fund. Besoj që do të arrijmë sepse testimi nis nga 5 qershori, kemi kohë para nesh, kështu që nëse të mërkurën zgjidhet qeveria, e enjtja është mundësi e mirë për të diskutuar rreth këtyre tre ligjeve që janë dorëzuar pranë Kuvendit, të votohen dhe menjëherë të dërgohet mesazhi se testim ekstern nuk do të ketë”,- deklaroi mandatari për Qeverinë e re, Zoran Zaev.