Botë
Fushata elektorale në Shqipëri, Topalli kërkon dorëheqjen e Bashës
29.05.2017 17:28
Ka nisur e vrullshme fushata elektorale në Shqipëri...

Kryeministri, Edi Rama dhe kryetari demokrat, Lulzim Basha, po zhvillojnë disa takime në ditë, duke ndjekur pothuajse të njëjtën agjendë. Rama ishte këtë të hënë në veri të Shqipërisë, në zonën e Matit, ku ka deklaruar se vetingu do t’i japë fund njëherë e mirë korrupsionit dhe se qeveria e drejtuar prej tij është garanci për një të ardhme më të mirë.
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti kërkesën ndaj Edi Ramës për të dalë në një debat televiziv përpara shqiptarëve.
Ndërkohë, pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë të PD-së duket një përçarje e thellë brenda demokratëve. Pas mospërfshirjes në listë, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, lëshoi akuza të ashpra ndaj kreut demokrat Basha, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij.
Deri tani janë tërhequr nga lista 5 kandidatë për deputetë.
LULJETA NDOKA
