Maqedoni

Mukovski, pa koment për hapjen e dyerve të Kuvendit

29.05.2017 17:46

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukovski, i cili në video regjistrimet e Kuvendit shihet se si bashkë me kolegët e tjerë i hapin dyert e Kuvendit...

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukovski, i cili në video regjistrimet e Kuvendit shihet se si bashkë me kolegët e tjerë i hapin dyert e Kuvendit për futjen e protestuesve të dhunshëm më 27 prill, refuzon të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve për një veprim të tillë. 
 
“Njëherë ju dhashë deklaratë dhe nuk u jap më! Ju lutem më lini tani, ju dhashë deklaratë, nuk do ta bëj sërish!”,- u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukovski.
 
Mukovski po ashtu theksoi se deri tani nuk është thirrur në Prokurori për të dëshmuar për këtë rast, edhe pse MPB ditë më parë ka njoftuar se ka identifikuar shtatë deputetët që hapën dyert e Kuvendit dhe për këtë e ka njoftuar Prokurorinë.
 
Përveç Mukovskit, në hapjen e dyerve dhe orientimin e protestuesve kanë marrë pjesë edhe Sasho Vasilevski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçulovski, Ilija Dimovski, Lupço Dimovski dhe Zhaklina Pesheva.  
 
GAZMEND REXHEPI