Maqedoni

Kuvend, kryeparlamentari Xhaferi priti ambasadorin Hysa

29.05.2017 18:04

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysa...

Siç njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, në takim u bisedua për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe në Kosovë, dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve.

Kryeparlamentari Xhaferi shprehu gatishmëri për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë në mes dy vendeve. Derisa ambasadori Hysa rikonfirmoi se Republika e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej t’i japë mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë.  

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se raportet miqësore ndërmjet dy vendeve fqinje kanë ndikim pozitiv dhe janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e rajonit.