Maqedoni

Qeveria e re, Zaevi kompletoi kabinetin e qeverisë së re

29.05.2017 18:31

Koalicioni qeveritar do të përbëhet nga LSDM me partnerët e saj të koalicionit parazgjedhor, si dhe BDI dhe Aleanca për shqiptarët që e krijuan shumicën e re pas zgjedhjeve...

Ndërsa pas marrëveshjes me partnerët e koalicionit, mandatari, Zoran Zaev, ia ka propozuar Kuvendit këtë përbërje qeveritare:
 
-Kryeministër - Zoran Zaev;
-Zëvendëskryeministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndër-etnike - Hazbi Lika;
- Zëvendëskryeministër për euro-integrime - Bujar Osmani;
- Ministër i Mbrojtjes - Radmila Sheqerinska
- Ministër i Punëve të Jashtme - Nikolla Dimitrov;
- Ministër i Punëve të Brendshme - Oliver Spasovski;
- Ministër i Shëndetësisë - Arben Taravari;
- Ministër i Financave - Dragan Tevdovski;
- Ministër i Ekonomisë - Kreshnik Bekteshi;
- Ministër i Drejtësisë - Bylen Saliu;
- Ministër i Arsimit dhe Shkencës - Renata Deskoska;
- Ministër i Punës dhe Politikës Sociale - Mila Carovska;
- Ministër i Transportit dhe Lidhjeve - Goran Sugarevski;
- Ministër i Ambientit Jetësor - Sadulla Duraku;
- Ministër i Pushtetit Lokal - Suhejl Fazliu;
- Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Robert Alagjozovski;
- Ministër i Bujqësisë - Lupço Nikollovski;
- Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës - Damjan Mançevski;
- Ministër pa portofol - Ramiz Merko;
- Ministër pa portofol - Edmond Ademi;
- Ministër pa portofol - Koço Angjushev;
- Ministër pa portofol - Robert Popovski;
- Ministër pa portofol - Adnan Qahil;
- Ministre pa portofol: Samka Ibrahimovski;
- Ministër pa portofol: Zoran Shapuriq;
- Ministre pa portofol: Zorica Apostolovska. 
 
Për t’u zgjedhur qeveria e re duhet të marrë votën e së paku 61 nga 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë.
 
LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët numërojnë 62 deputetë.
 
Ndërsa Lëvizja BESA, megjithëse i kishte dhënë nënshkrimet për marrjen e mandatit nga lideri i LSDM-së, kjo parti do të mbetet në opozitë pasi nuk arriti të harmonizojë qëndrimet me mandatarin. 
 
BESIM ABDULLAI