Botë

Rusi, dëbohet nga Moska ligjvënësi malazez Vukoviq

29.05.2017 18:50

Autoritetet ruse kanë dëbuar sot nga Moska ligjvënësin malazez, Miodrag Vukoviq...

Vukoviq, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve, ka kaluar natën në Aeroportin “Domodedovo” të Moskës, në zonën transite, përpara se të dëbohej.

Policia kufitare e Rusisë e ka ndaluar atë dhe i ka kumtuar se është “person non-grata”. Vukoviq ka pasur destinacion - përmes Moskës - Minskun.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, tha se sjellja e rusëve ndaj Vukoviqit është “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe praktikën diplomatike”.

Ai tha se pret kërkim-falje zyrtare nga Moska për “sjelljen e pahijshme ndaj përfaqësuesit të organit më të lartë legjislativ të Malit të Zi”.