Perspektiva të arsimimit global në Maqedoni
Pjesëmarrësit në seminar do të diskutojnë në temat: Sigurimi i cilësisë në arsim, Arsimim për ndryshim dhe Arsimim global dhe mediume........

Promovimi i konceptit të arsimimit global në vendet kandidate për anëtarësim në BE, duke përfshirë edhe Maqedoninë, është qëllimi i seminarit për perspektivat e arsimimit global, që do të mbahet sot në Shkup.
Pjesëmarrësit në seminar do të diskutojnë në temat: Sigurimi i cilësisë në arsim, Arsimim për ndryshim dhe Arsimim global dhe mediume. Nga seminari duhet të dalë raporti nacional për gjendjen me arsimimin zhvillimor dhe global dhe të iniciohet procesi strategjik nacional. Me këtë do të kontribuohet drejt procesit evropian në fushën e arsimimit global dhe të rekomandimeve nga Kongresi për Arsimim global në Lisbonë në vitin 2012.
Në hapjen e seminarit fjalim do të mbajë zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri. Organizatorët e seminarit janë North South Qendra e Këshillit të Evropës dhe Asociacioni për iniciativa demokratike (ADI) nga Gostivari, me mbështetjen e Komisionit Evropian.
