Raportuesit e APKE-së, sot dhe nesër për vizitë në Maqedoni

30.05.2017 09:37

Raportues të Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare.....

Raportues të Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare, të ndërmarra gjatë pranimit në Këshillin e Evropës, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë pune në Maqedoni.

Eurodeputetët, Lise Kristofersen nga Norvegjia dhe Valeriu Gileçi nga Rumania, si raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, pritet të takohen me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues qeveritarë, liderë të grupeve politike dhe prokuroren speciale publike, si dhe përfaqësues të OJQ-së, mediave dhe organizatave ndërkombëtare.

Tema të vizitës së punës të raportuesve janë ngjarjet të cilat vijuan pas zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit 2016, si dhe progresi i përgjithshëm lidhur me obligimet dhe angazhimet nga Këshilli i Europës.