Gjykata Supreme sot vendos për rastin “Monstra”
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë publike...

Pesë vite pas masakrës në liqenin e Smillkovcës, Gjykata Supreme ka caktuar për sot seancë për rastin “Monstra”.
Gjykatësit do të vendosin nëse do t’i pranojnë ankesat e palës mbrojtëse për dënimet me burg të përjetshëm të gjashtë personave që u akuzuan për vrasjen e pesëfishtë.
Më 12 prill të vitit 2012 në liqenin e Smillkovcës në rrethin e Shkupit u vranë katër të rinj nga Radishani dhe një peshkatar nga Cresheva. Para tre viteve, Gjykata Penale gjashtë të akuzuarit i dënoi me burg të përjetshëm. Bëhet fjalë për Alil Demirin, Afrim Ismailoviqin, Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Haki Azirin dhe Sami Lutën, të cilët vazhdimisht e kanë mohuar akuzën për vrasjen e pesëfishtë. Ata kanë kërkuar që rasti t’i kalohet Prokurorisë Speciale, pasi lideri socialdemokrat, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se ekzistojnë biseda të përgjuara që kanë të bëjnë me këtë rast, të cilat i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale.
