Kuvend, seanca për zgjedhjen e qeverisë së re

30.05.2017 11:48

Kuvendi republikan po mban seancën e parë pas incidenteve të dhunshme të 27 prillit....

Kuvendi republikan po mban seancën e parë pas incidenteve të dhunshme të 27 prillit, ku në rend dite ka zgjedhjen e qeverisë së re.

Kjo është edhe seanca e parë që po kryesohet nga kryeparlamentari i ri, Talat Xhaferi.

Sipas rregullores, qeveria e re e drejtuar nga Zoran Zaev, pritet të zgjidhet deri nesër në mesnatë. Koalicioni i ri qeveritar përbëhet prej LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët. Ndërsa në opozitë mbeten VMRO-DPMNE, BESA dhe PDSh. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, seancën e sotme e hapi në gjuhën shqipe, për çka nuk mungoi reagimi i VMRO-DPMNE-së.