Ministria e Jashtme ruse: Dëbimi i Vukoviqit, për shkak të sanksioneve

30.05.2017 12:26

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova....

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka sqaruar se ndalesa ndaj deputetit të Kuvendit të Malit të Zi, Miodrag Vukoviq, është bërë për shkak se Podgorica u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.

“Nuk është gjë sekrete se Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë, përfshirë edhe ato kundër individëve”,- tha Zakharova. Më tutje, ajo ka theksuar se “ne kemi thënë çdoherë se e rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë masa hakmarrëse në bazë të reciprocitetit, siç është e zakonshme në diplomaci”,- tha Zakharova, duke shtuar se “do të paraqesim shpjegime të duhura te pala malazeze”.

Por, Miodrag Vukoviq, i cili dje u dëbua nga Moska, vlerëson se incidenti kishte motive politike.

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve, Vukoviq, e ka kaluar natën në aeroportin “Domodedovo” të Moskës, në zonën transite, para se të dëbohej.