Stuhi në Moskë, 11 të vdekur dhe 70 të lënduar (VIDEO)

30.05.2017 13:33

11 persona kanë humbur jetën dhe rreth 70 të tjerë janë lënduar....

11 persona kanë humbur jetën dhe rreth 70 të tjerë janë lënduar si pasojë e një stuhie të dhunshme që ka përfshirë dje Moskën.                                                 

“Vetë tragjedia është e paprecedente, pasi stuhia ka ndodhur gjatë ditës dhe shumë njerëz janë prekur”,- tha kryetari i qytetit të Moskës, Sergei Sobyanin.

Kjo ishte stuhia më vdekjeprurëse njëditore në Moskë për afro dy dekada. Ministria e Energjisë ka njoftuar se nga stuhia janë shkatërruar përçuesit elektrikë në Moskë, kështu që afro 7,300 persona kanë mbetur pa rrymë elektrike.

Sipas tij, nga erërat e fuqishme që arrinin shpejtësinë deri në 110 kilometra në orë janë çrrënjosur 3,500 drunj në territorin e qytetit. Po ashtu është dëmtuar edhe sistemi transportues i qytetit, ndërsa shumë lidhje të trenave janë shtyrë ose anuluar.