Botë
KB: Mbi 1.700 emigrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Detin Mesdhe në vitin 2017
30.05.2017 15:28
Komisari i lartë i refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) kumtoi sot se më shumë se 1.700 emigrantë...

Komisari i lartë i refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) kumtoi sot se më shumë se 1.700 emigrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën ose janë zhdukur nga fillimi i vitit në Detin Mesdhe në përpjekje që të arrijnë deri në Evropë.
"Numri i përgjithshëm i të vdekurve dhe të zhdukurve nga fillimi i vitit 2017 është mbi 1.720, deklaroi zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Balloh.
Sipas Balloh javën e kaluar në portet italiane Krotone, Palermo dhe Katania janë sjellë trupat e 50 njerëzve, të cilët kanë humbur jetën në mbytje të anijeve.
Sipas tij "ka frikë se kanë humbur jetë dhe janë zhdukur edhe dhjetë persona".
Sipas të dhënave të UNHCR-së nga fillimi i vitit në Afrikën Veriore në Itali kanë arritur mbi 60 mijë emigrantë dhe refugjatë. Javën e kaluar janë shpëtuar rreth 9.500 persona./mia
