Botë
Irak, 22 viktima nga shpërthimi i një makine-bombë
30.05.2017 17:16
Së paku 20 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur në Bagdad, nga dy sulme me makina-bombë....

Grupi ekstremistë, “Shteti Islamik”, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e parë që ka ndodhur pas mesnatës, me ç’rast u vranë 13 persona dhe u plagosën më se 40 të tjerë në rajonin komercial, Karrada, në Bagdad.
Shpërthimi i dytë ndodhi disa orë më vonë, me ç’rast u vranë 7 persona dhe u plagosën 38 të tjerë, afër një zyre qeveritare në lagjen Karkh. Për këtë sulm askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Sulmet ndodhën pak ditë pasi ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit, gjatë të cilit irakianët zakonisht qëndrojnë deri vonë në mbrëmje, për blerje dhe shoqërim, pas iftarit.
GAZMEND REXHEPI
