MPB ka ngritur padi të reja për dhunën e 27 prillit në Kuvend
Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me ngjarjet që ndodhën më 27 prill....

Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me ngjarjet që ndodhën më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deri te Prokuroria Themelore Publike - Shkup ka parashtruar katër njoftime, të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin e kallëzimeve penale dhe raportimin me veprimet shtesë për persona të cilët më parë janë kallëzuar penalisht.
Bëhet fjalë për personat A. Z. (63), A. S. (39), V. C. (33) dhe V. T. (40), të gjithë nga Shkupi. Në bisedë informative është thirrur personi P. D. (42) nga Shkup, i cili pas bisedës së kryer është liruar.
Ministria e Brendshme në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike - Shkup edhe më tej ka ndërmarrë masa dhe aktivitete në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur në Kuvend dhe sigurimin e personave tjerë të kallëzuar penalisht, si dhe në identifikimin dhe dokumentimin e personave të tjerë pjesëmarrës në ngjarje.
