MAQEDONI

Konferenca e parë ndërkombëtare për strategji lokale për ndryshime klimatike

30.05.2014 12:04

Konferencën do ta hapë Ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi dhe Pol Uolers ambasador i SHBA-së në Maqedoni……

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot do të mbahet konferenca e parë ndërkombëtare me  axhendën ekologjike për strategji lokale për ndryshimet klimatike.

Konferencën do ta hapë Ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi dhe Pol Uolers ambasador i SHBA-së në Maqedoni.

Qëllimi i konferencës është që të bashkohen të gjithë përfaqësuesit relevantë  nga rajoni i Evropës Juglindore, autoritetet kombëtare dhe lokale, organizata civile, institucione shkencore dhe organizata ndërkombëtare në aktivitetet për ndryshime kilimatike. Zbatohet në kuadër të projektit të USAID-it për straregji komunale për ndryshime klimatike.