Maqedoni
Komisioni anti-korrupsion ndjek 9 funksionarë për mosdorëzim të listës anketuese
30.05.2017 18:12
Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit ka nisur nëntë procedura kundër funksionarëve...

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit ka nisur nëntë procedura kundër funksionarëve, të cilët pas zgjedhjeve të kaluara nuk e kanë dorëzuar listën anketuese deri te ky komision. Por, në raportin e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar theksohet se anti-korrupsioni ka realizuar më pak sa i përket kompetencave që ka lidhur mbikëqyrjen dhe kontrollin në marrjen e masave në ndjekjen e keqpërdorimeve gjatë kohës së zgjedhjeve. Sipas tyre, në vazhdimësi ulet numri i listave anketuese.
“Është konstatuar se janë gjithsej 193 persona të zgjedhur dhe të emëruar në funksion dhe për 30% të këtyre personave nuk janë të paraqitur të dhëna personale në regjistër”,- tha Aleksandar Krzhallovski nga QMBN.
“Do ta ndjekim edhe punën e formacionit aktual të komisionit. Në raportin e KE-së vitin e kaluar janë konstatuar mjaft lëshime sistemore, nga zbatimi i sistemit për dënime të cilin komisioni nuk e ka në kompetencat e tij, nuk ka as kompetenca hetimore”,- theksoi Aleksandar Krzhallovski nga QMBN.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit për parandalimin e korrupsionit u ankua për komunikimin e dobët me institucionet.
“Perceptimi që ka opinioni deri tani është pak e fshehur dhe opinioni nuk e ka fotografinë e vërtetë për atë se sa Komisioni për parandalim të korrupsionit punon”,- deklaroi kryetari i Komisionit për parandalim të korrupsionit, Igor Tanurovski.
Edhe pse anti-korrupsioni duhet të jetë institucion i pavarur, Sllobodan Tomiq nga Universiteti i Londrës thotë se faktet flasin që komisionet për parandalim të korrupsionit në të shumtën e rasteve i themelon qeveria për t’i pasur nën kontroll, apo ndodh që anti-korrupsioni të ndjek vetëm opozitën.
ERSAN PAJAZITI
