Maqedoni

Shqipëri, KQZ gjobit PD-në për moskandidim të grave

30.05.2017 18:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 50 milionë lekë Partinë Demokratike për mosrespektimin e kuotave gjinore...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 50 milionë lekë Partinë Demokratike për mosrespektimin e kuotave gjinore, duke mos kandiduar gra deputete aq sa parashikohet në Kodin Zgjedhor.
 
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme partia më e madhe opozitare ka plotësuar mangësitë në listat e deputetëve. Ky subjekt zgjedhor ka prezantuar 195 emra nga 140 vende që janë në Parlament, duke marrë kështu masa për ndonjë largim të mundshëm të kandidatëve, siç ka ndodhur ditët e fundit.
 
Këtë të martë, nga KQZ listuar edhe partitë kryesore, sipas të cilës Lëvizja Socialiste në Integrim figuron e para në fletën e votimit, Partia Socialiste e dyta dhe Partia Demokratike e 6-a.
 
Ndërkohë, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë vijuar fushatën duke treguar se pse shqiptarët duhet t’i votojnë.
 
LULJETA NDOKA