Botë

Arrestohet adoleshenti sirian në Berlin, po planifikonte sulm vetëvrasës

30.05.2017 21:39

Një adoleshent sirian është arrestuar nga policia gjermane, pasi kishte planifikuar një sulm vetëvrasës në Berlin....

I dyshuari, 17 vjeç, u arrestua në Uckermark, një distrikt në Brandenburg, njoftoi ministri i brendshëm i shtetit, Karl Heinz Schröter. Ai hyri në Gjermani më 2015 dhe kërkoi azil, tha policia.
 
Detajet të tjera për komplotin e dyshuar nuk u dhanë. Forcat speciale arrestuan të riun sirian menjëherë pas marrjes së një njoftimi, shkroi në Twitter, policia Brandenburgut.
 
I dyshuari kishte jetuar në një shtëpi për refugjatët e mitur të pashoqëruar në Uckermark që nga viti 2016 dhe kurrë nuk kishte ardhur në vëmendjen e policisë.
 
Aktualisht, ai po merret në pyetje dhe shtëpia po kontrollohet nga zyra e hetimeve penale shtetërore, tha policia e Brandenburgut, cituar nga BBC.
 
“Operacionet janë në vazhdim”, shtoi policia.
 
Në dhjetor, një xhihadist vrau 12 vetë me një kamion në një treg Krishtlindjesh në Berlin./Ora News