EKONOMI

Maqedonia në vendin e 29-të të vendeve më të volitshme për investim

30.05.2014 12:07

Maqedonia është vlerësuar si destinacioni i 29-të më i volitshëm për investime të huaja në botë, në listën e re të revistës prestigjioze amerikane Forin Ofis….

Maqedonia është vlerësuar si destinacioni i 29-të më i volitshëm për investime të huaja në botë, në listën e re të revistës prestigjioze amerikane Forin Ofis.

Maqedonia shënon progres prej 5 vendeve në krahasim me vitin e kaluar, analizë e parë e kësaj reviste. Indeksi, i përgatitur nga ekonomisti Daniel Altman i vlerëson shtetet sipa tetë kategorive - rritjen e parashikuar ekonomike, stabilitetin financiar, sigurinë e përgjithshme të vendit, nivelin e korrupsionit, rrezikun nga marrja e pronës nga ana e shtetit, eksploatimi nga partnerët lokalë, kontrolli mbi rrjedhën e kapitalit dhe shkalla valutore.

Në internet faqen e Forin Polici (http://www.foreignpolicy.com/articles/2014/05/29/where_to_invest_around_...) është publikuar një hartë e dedikuar për investitorët e huaj, në të cilën Maqedonia dhe Bullgaria theksohen si destinacione udhëheqëse për investimet e huaja në Ballkan, ndërsa Greqia e cila është e plasuar në vendin e 101-të, është vërejtur si një nga destinacionet më të këqija në rajon. Rumania është në vendin e 48-të, Serbia është plasuar në vendin e 55-të, Sllovenia është e 74-ta, ndërsa Turqia për shkak të krizës politike dhe rritjes më të ulët të pritur, ka rënë në vendin e 79-të.

Indeksi i Forin Polisit është hartuar me kombinimin e të dhënave të grumbulluara nga një sërë analizash, siç është indeksi i lirive ekonomike të fondacionit Heritixh.