Vazhdon mbledhja, votimi deri në mesnatë
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet ta vazhdojë mbledhjen......

Parlamenti vazhdon mbledhjen për zgjedhjen e qeverisë së re dhe programin qeveritar të propozuar nga mandatari Zoran Zaev, ndërsa më së voni deri në mesnatë duhet edhe ta votojë atë ku mazhorancës së re i duhen me së paku 61 vota “pro”.
Debati filloi dje, ku mandatari Zoran Zaev arsyetoi propozim-programin qeveritar duke premtuar ekonomi dhe jetë pët të gjithë qytetarët, institucione të fuqishme profesionale, drejtësi si dhe integrim të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Në ekspozenë e tij Zaev tha se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve dhe se me punën e tij do të bashkoj dhe jo ndajë qytetarët duke u ofruar perspektivë për një jetë më të mirë.
Sa u përket marrëdhënieve ndërtenike, Mandatori u zotua se do të mundësojë përdorimin adekuat të gjuhëve të bashkësive etnike, ndërsa rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe sundimit të shtetit ligjor përmes krijimit të një sistemi gjyqësor të pavarur i cili do të merrej me lëndët e Prokurorisë Speciale.
