Kosovë, partitë politike zyrtarisht në fushatë zgjedhore

31.05.2017 10:16

Në Kosovë sot ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore e subjekteve politike....

Në Kosovë sot ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore e subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Fushata e subjekteve politike do të zgjasë deri më 9 qershor në orën 11:59, për të pasuar me heshtjen zgjedhore, deri në ditën e zgjedhjeve e të cilat do të mbahen më 11 qershor.

Për dallim nga fushtat e viteve të kaluara, si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të para 3 vitesh, kësaj radhe Kosova po kalon një periudhë koalicionesh parazgjedhore.