UKRAINË-RUSI

Rusia tërhoqi pjesën më të madhe të ushtarëve në kufirin me Ukrainën

30.05.2014 12:10

Sipas të dhënave amerikane, në rajon mbesin shtatë bataljonë rusë, përkatësisht rreth 2.000 ushtarë rus……..

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së kumtoi se Rusia tërhoqi pjesën më të madhe të ushtrisë, të vendosur në kufirin me Ukrainën.

Sipas të dhënave amerikane, në rajon mbesin shtatë bataljonë rusë, përkatësisht rreth 2.000 ushtarë rus.

Paraprakisht, Rusia sistemoi pothuajse 40.000 ushtarë në kufirin me Ukrainën Lindore, ku forcat e sigurisë zhvillojnë luftime vdekjeprurëse me separatistët prorusë.

Ministri amerikan i Mbrojtjes Çak Hejgëll e vlerësoi tërheqjen e një numri të madh të ushtarëve rus nga rajoni si premtuese.