LSDM: VMRO të sillet si opozitë konstruktive, të mundësoj formimin e komisioneve parlamentare
LSDM-ja përmes një komunikate për mediat ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja.....

LSDM-ja përmes një komunikate për mediat ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja që urgjentish të mundësojë formimin e komisioneve parlametare dhe të vazhdohet me ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokave si dhe me shfuqizimin e testimit ekstern.
LSDM-ja thekson se VMRO-DPMNE-ja nuk është serioze sa i përket zgjedhjes së trupave punues në Kuvend, nga të cilat trupa duhet që të sillen ligje të rëndësishme që janë në interes të qytetarëve.
Ajo që është aktuale janë ndryishimet në Kodin Zgjedhor që duhet të definohet edhe data e zgjedhjeve lokale dhe vazhdimi i mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal, si dhe ndryshimet ligjore siç janë: shfuqizimi i testimit ekstern që me padurim e presin qytetarët.
"E nevojshme është që deputetët e VMRO-DPMNE-së të mos tremben nga udhëheqësia partiake dhe në vend që ti mbrojnë interesta personale të tyre, të reshtohen si një opozitë konstruktive në Kuvend, me të cilën do të kontribuojnë në proceset demokratike që janë edhe ashtu të pandalshme", thonë nga LSDM.
Ata kërkojnë që të formohen komisionet parlamentare që menjëherëtë shfuqizohet testimi eksten dhe të definohet data e zgjedhjeve lokale.
