UKRAINË

Krime: Arrestohen pjesëtarë të grupit radikal ukrainas "Sektori i djathtë"

30.05.2014 12:12

Shërbimi federal rus për siguri arrestoi në Krime diverzantë nga grupi radikal ukrainas Sektori i djathtë, njoftoi pres-qendra e shërbimit…..

Shërbimi federal rus për siguri arrestoi në Krime diverzantë nga grupi radikal ukrainas Sektori i djathtë, njoftoi pres-qendra e shërbimit.

Grupi ka planifikuar "aksione terroriste-diverzante në Simferopol, Jaltë dhe Sevastopol, me ç'rast ka planifikuar të shkatërrojë barriera hekurudhore dhe largpërçues".

Grupi federal ngriti aktakuzë kundër katër burrave, të cilët kanë planifikuar të aktivizojnë mjete shpërthyese në natën para Ditës së fitores më 9 maj, në afërsi të monumenteve në Simferopol, ndërsa në prill ata kanë planifikuar ta djegin zyrën qytetare të bashkësisë ruse në Krime dhe përfaqësinë lokale të partisë qeveritare ruse Rusia e Vetme.

Gjatë bastisjeve në banesat e të dyshuarve janë zbuluar mjete shpërthyese, municion, tuba me përzierje shpërthyese dhe të tjera.