Maqedoni

Nesër më ngrohtë, me kushte për reshje shiu pasdite

31.05.2017 13:49

Me diell dhe më i ngrohtë, ndërsa pasdite kushte për reshje lokale afatshkurtra të shiut dhe bubullima, paralajmërojnë për nesër meteorologët...

Destabilizim më të madh të motit do të ketë nga e premtja pasdite, madje gjatë ditëve të ardhshme në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.
 
Lokalisht proceset do të jenë më intensive, në formë të motit të lig me reshje të rrëmbyeshme intensive të shiut, paraqitje të breshrit dhe erës së fuqishme, posaçërisht të premten në mbrëmje dhe të shtunën rreth mesditës dhe pasdite.
 
Mot jostabil në orët e pasdites do të mbajë edhe gjatë javës së ardhshme të punës./mia