Maqedoni
Zhbllokohen trupat kuvendorë, kompletohet Komisioni për Çështje dhe Emërime
31.05.2017 14:07
Kuvendi i Maqedonisë në vazhdimin e seancës konstituive me 62 vota “për”, pa asnjë kundër dhe të përmbajtur...

Kuvendi i Maqedonisë në vazhdimin e seancës konstituive me 62 vota “për”, pa asnjë kundër dhe të përmbajtur, zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin, anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.
Për kryetar të Komisionit u zgjodh Ilija Dimovski, si zëvendës i tij Zoran Illioski, kurse si anëtarët të Komisionit janë: Antonio Milloshoski, Kërste Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia, Bllagica Llasovska, Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri, Ivana Tufegxhik, Xhevat Ademi dhe Zeqirija Ibrahimi.
Deputetët e VMRO-së nuk morën pjesë në përzgjedhjen e këtij Komisioni, por ishin të pranishëm dhe votuan pro vendimit për themelimin e trupave punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që u soll nga deputetët Goran Misovski, Ejup Alimi dhe Ilija Dimovski.
GYLTENE SINANI
