Botë

Gjashtë persona e humbën jetën, ndërsa 50 mijë janë zhvendosur nga vërshimet në Brazil

31.05.2017 14:35

Së paku gjashtë persona e humbën jetën, ndërsa mbi 50 mijë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre pas vërshimeve...

Së paku gjashtë persona e humbën jetën, ndërsa mbi 50 mijë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre pas vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut në Brazilin verilindor, kumtuan autoritetet braziliane.
 
Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, u derdhën lumenjtë në atë pjesë të Brazilit, ndërsa erdhi edhe deri te shembja e tokës dhe rërnimi i trungjeve.
 
Më rëndë janë goditur shtetet Pernambuko dhe Alagaos, të cilët shpallën gjendje të jashtëzakonshme.
 
Presidenti Mishel Temer shkurtimisht braktisi kryqytetin Brazilia me qëllim që nga aeroplani ta shohë situatën në rajonet e goditura./mia