Maqedoni
Dhuna në Kuvend, prokuroritë themelore ndajnë punët
31.05.2017 15:02
Prokuroria Publike në Shkup ka ndihmë nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar...

Prokuroria Publike në Shkup ka ndihmë nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
Sipas Prokurorisë Themelore, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar është më kompetente për hetimet që kanë të bëjnë me dhunën në Kuvend.
Nga dëshmitë e mbledhura deri tani, Prokuroria e Shkupit konstaton se e nevojshme është që në këtë fazë të përfshihet edhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sepse një pjesë e veprimeve të ndërmarra nga ana e personave të përfshirë në ngjarje janë nën juridiksionin e kësaj prokurorie.
“Pas shqyrtimit të materialit dëshmues, Prokuroria konstatoi se ekziston bashkëveprim i disa të dyshuarve në zhvillimet e përgjithshme tek ndërtesa e Kuvendit në rripin e jashtëm dhe të brendshëm të ndërtesës. Bëhet fjalë për përzierje të akteve të kriminalizuara, që nënkuptojnë arritjen e qenieve ligjore të një numri të madh të veprave penale të cilat nuk mund të përshkruhen vetëm si delikt në tavolinë”,- thuhet në kumtesë.
Dosjet e lëndës janë dorëzuar në organet kompetente të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që e merr procedurën e mëtejshme, thonë nga Prokuroria Themelore.
REXHEP QAMILI
