Maqedoni

Multipleks skleroza, pacientët kërkojnë terapi dhe përkujdesje

31.05.2017 15:31

Në Maqedoni janë të regjistruar mbi 1000 raste me multipleks skleroza...

Shkaqet e paraqitjes të kësaj sëmundje janë ende të panjohura.
 
Nga Shoqata e personave me invaliditet trupor “Mobiliteti Shkup”, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Sëmurë nga Multipleks Skleroza apelojnë deri tek organet kompetente të punojnë më shumë për t’u përballur me nevojat e pacientëve.
 
“Ministria e Shëndetësisë dhe Financave duhet të ndajnë buxhet më të madh për këta pacientë sepse momentalisht pacientët që pranojnë terapi në vendin tonë është e vjetër më shume se  20 vite. Ne marrim terapi që për 23% të parandalojmë sëmundjen multipleks skleroza. Apeloj që shteti të na mundësojë të kemi barna që për 65% parandalojnë këtë sëmundje”,- deklaroi kryetari i Shoqatës “Mobiliteti”, Dejan Gorgievski.
 
“Në vendet më të zhvilluara, vetë pacienti mund të harrojë se çfarë sëmundje ka, po shteti nuk harron. Kjo ndodh sepse ata për çdo muaj kanë kontrolle, vende pune si dhe shtëpi apo banesa posaçërisht për këta persona si dhe kanë asistentë personale që interesohen për shëndetin e tyre. Ndërsa në Maqedoni nuk ekzistojnë gjëra të tilla”,- tha pacientja, Kristina Proskovska.
 
Multipleks skleroza më shpesh paraqitet tek femrat, duke filluar nga mosha 20 ose 30 vjeçare, por deri tani ende nuk është zbuluar ndonjë ilaç për shërimin e saj.
 
REJHANE BUSHI-METAJ