Maqedoni
Uji i infektuar baketriologjikisht në një pjesë të rajonit të Kërçovës
31.05.2017 15:58
Uji bakteriologjikisht është i ndotur dhe nuk duhet që të përdoret për të pirë në fshatrat e Kërçovës...

Uji bakteriologjikisht është i ndotur dhe nuk duhet që të përdoret për të pirë në fshatrat e Kërçovës, Reçan, Svetor, Dupjan, Rabetinë, Bërzhdan, Popovjan, Midinc, Krushnicë dhe në Kalimin Kërçovë-Shkup "Strazhë" (Afër çesmës rrugore), njoftoi Qendra e Shëndetit Publik.
Sipas Qendrës, uji nuk duhet që të përdoret derisa të merret kampion i cili është i sigurt për të pirë.
"Nevojitet dezifenktim permanent i ujit. Deri atëherë, para se të përdoret duhet të zihet, rekomandojnë kompetentët./Mia
