Maqedoni
Ligji për Avokatin E Popullit, Mehmeti: Nuk gjen zbatim të mjaftueshëm
31.05.2017 16:18
Institucioni i Avokatit të popullit në bazë ligjore gëzon shumë të drejta dhe është në nivel të shkëlqyeshëm në Maqedoni...

Institucioni i Avokatit të popullit në bazë ligjore gëzon shumë të drejta dhe është në nivel të shkëlqyeshëm në Maqedoni, por mungon zbatimi praktik i rekomandimeve të këtij institucioni shprehet Avokati i popullit Ixhet Memeti.
Duke u përgjigjur në pyetjen se nëse pret më shumë të drejta dhe kompetenca nga qeverisja e re, ai shton se programi i qeverisë së re është shpresëdhënës, andaj pret që i njëjti të kujdeset për vendosjen e shtetit ligjor dhe departizimin e institucioneve të shtetit.
“Radhë vend ka ligj ashtu si në RM për Avokatin e Popullit, çështja është tjetër, sa rekomandimet e tij pranohen si të tilla, sa pushtetet të cilat kanë për obligim t’i pranojnë rekomandimet, i pranojnë si të tilla? Këtu ka qenë problem se nuk respektohen rekomandimet, pasi nuk kuptohet mirëfilli nga pushteti, roli i Avokatit të Popullit, nevojat e realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, por më së tepërmi ka kujdes në përkatësitë partiake dhe nacionale, dhe partizimi i madh i të gjithë shoqërisë dhe institucioneve ka për pasojë mospranimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit”,- deklaroi avokati i popullit, Ixhet Memeti.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
