SPANJË

Spanjë: Shkatërrohet një grup i dyshimtë islamik

30.05.2014 12:16

Shkatërrohet një grup i dyshimtë islamik për dërgimin e luftëtarëve në vende të huaja…

Policia spanjolle arrestoi gjashtë anëtarë të grupit ndërkombëtar islamik, të dyshimtë se kanë rekrutuar luftëtarë dhe i kanë dërguar në Mali dhe në Libi, kumtoi sot Ministria spanjolle për Punë të Brendshme.

Në mesin e të arrestuarve në operacion ka islamistë spanjollë, që janë kthyer në Spanjë, pasi kanë kaluar një kohë në kampin për trajnim të Lëvizjes për bashkim dhe xhihad në Afrikën Perëndimore në Mali.

Në muajin mars autoritetet spanjolle dhe marokene shkatërruan një grup të ngjashëm, që ka rekrutuar dhe ka dërguar luftëtarë në zonat në konflikt në Siri.