Maqedoni
Shfuqizimi i testimit ekstern, Ristovski: Anti-reformë pupuliste për pikë politike
31.05.2017 17:59
VMRO e quan shfuqizimin e paralajmëruar të testimit ekstern si anti-reformë që bëhet vetëm për përfitim të pikëve politike, që ka si synim shkatërrimin e vlerave të vërteta...

Spiro Ristovski nga VMRO thotë se cilësia e arsimit përmirësohet me masa konkrete jo me shfuqizimin e testimeve aktuale. Gjithsesi, edhe për VMRO-në çështja e tanishme prioritare është që të vazhdojë mandatet e këshillave komunalë dhe kryetarëve të komunave, sepse duke bllokuar pushtetin lokal në pikëpyetje vjen edhe funksionimi i procesit arsimor.
“Testimi ekstern është testim i njohurive aktuale që aplikohet në të gjitha vendet europiane. Shfuqizimi që LSDM-ja propozon është një populizëm karshi një pjese të prindërve, nxënësve dhe keqpërdorimi i tyre vetëm për pikë politike. Me këtë shfuqizim LSDM vetë do të bëjë një kontra-shërbim në afat të mesëm dhe të gjatë, sepse e kthen në derë të vogël procesin arsimor në kohën e trazicionit kur notat nuk ishin reflektim i njohurive, por rezultat i presioneve mbi mësimdhënësit, ndikim nga ana e prindërve dhe lëshimi i kriteriumeve të cilat pastaj do të reflektohen edhe në tregun e punës. Kjo është një anti-reformë populiste e LSDM-së e cila do të shkaktojë krizë të vlerave të vërteta. Të kishte të paktën një thërrime vizion dhe kapacitet në LSDM, ata do të kishin propozuar masa për përmirësimin e kualitetit të testimit ekstern, a jo të shpejtojnë dhe ta shfuqizojnë”,- deklaroi Spiro Ristovski nga VMRO-DMPNE.
GAZMEND KURTISHI
