Botë

Pasagjeri tenton të hyjë në kabinë, avioni detyrohet të kthehet mbrapsht

31.05.2017 20:55

Një avion i Malaysian Airlines është detyruar të kthehet mbrapsht në aeroportin e Melbournit, në Australi, pasi një pasagjer tentoi në hynte në kabinën e drejtimit....

Avioni MH128, i cili ishte nisur për Kuala Lumpur, u detyrua të kthehet për shkak të një pasagjeri problematik, tha kompania në një komunikatë.
 
Kapiteni e ktheu avionin pasi u vu në alarm se një pasagjer po tentonte të hynte në kabinën e ndaluar për pasagjerët.
 
Avioni u ul në aeroport dhe kërkoi mbështetje sigurie.
 
Analisti i aviacionit, Alex Macheras tha se pasagjeri pretendonte të kishte eksplozivë, gjë e cila nuk është konfirmuar ende.
 
Malaysian Airlines tha se avioni kishte më pak se 30 minuta që ishte nisur për udhëtimin 8-orësh. /tvklan.al