Votohet qeveria e re, shqiptarët 2 zv. kryeministra, 8 ministra
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 62 vota pro, 44 kundër dhe 5 abstenime votoi Qeverinë e re....

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 62 vota pro, 44 kundër dhe 5 abstenime votoi Qeverinë e re me në krye Zoran Zaev.
Pro Qeverisë votuan deputetët e shumicës parlamentare, kundër ata të VMRO-së dhe përmbajtur deputetët e Lëvizjes BESA.
Zv kryeministër për sistem politik dhe mardhënie mes bashkësive është Hazbi Lika, zv kryeministër për eurointegrime Bujar Osmani .
Zv/kryeminsitër për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Radmilla Shekerinska është propozuar minsitre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski – ministër për Punë të Brendshme, Dragan Tevdovski - për Financa, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë dhe Bylent Saliu ministër i Drejtësisë, Nikolla Dimitrov - ministër për Punë të Jashtme, Suhejl Fazliu ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Sadulla Duraku është propozuar ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor , Arben ministër i Shëndetësisë Taravari, Renata Treneska Deskovska - për Arsim dhe Shkencë, Goran Sugarevski – ministër për Transport dhe Lidhje, Ljupço Nikollovski - për Bujqësi, Milla Carovska - për Punë dhe Politikë Sociale, Damjan Mançeski - për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Robert Allagjozovski - për Kulturë. Për ministra pa resor janë propozuar Ramiz Merko ,Edmond Ademi, Robert Popovski, Adnan Qahil, Samka Ibraimovski, Zoran Shapuriq dhe Zorica Apostollovska.
